Njësia Speciale e Kosovës ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve lokal të cilët janë barrikaduar para objektit të komunës, e të cilët nuk kishin dëgjuar ultimatumin për tu larguar.
Nga pamjet e bëra nga Tëvë 1, shihet se forcat policore kanë filluar ta largojnë edhe një kamion i cili ishte vendosur aty si barrikadë.
Serbët kishin vendosur barrikada në Leposaviq, krejt kjo pas disa serbë janë mbledhur në Leposaviq e Zveçan, një ditë pas betimit të kryetarëve të zgjedhur në veri.