GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Njerëzit filluan të mendojnë për vetëvrasje”: Të evakuuarit përshkruajnë kushtet ‘si në ferr’ brenda fabrikës së çelikut në Mariupol

05/05/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Njerëzit filluan të mendojnë për vetëvrasje”: Të evakuuarit përshkruajnë kushtet ‘si në ferr’ brenda fabrikës së çelikut në Mariupol
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa sulmet ruse në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol po intensifikohen, rreth 200 civilë mendohet se mbeten të bllokuar brenda uzinës.

Rusia deklaroi dje se rrugët humanitare nga fabrika e çelikut do të hapeshin nga ora 08:00 deri në 18:00 me orën e Moskës më 5, 6 dhe 7 maj, me një pauzë në sulme për ta lehtësuar atë.

Sipas Reuters, një zëdhënës i Kremlinit u tha gazetarëve se korridoret humanitare me të vërtetë po funksiononin sot dhe mohoi që forcat ruse të kishin sulmuar uzinën.

Por zyrtarët ukrainas thonë se luftimet po vazhdojnë.

Inna Sovsun, një deputete, tha se përgatitjet ishin në vend për të evakuuar civilët, por ajo tha se sulmi rus në Azovstal nuk ishte ndalur.

Ushtria ndërkohë thotë se Rusia po përpiqet të shkatërrojë “mbrojtësit ukrainas”, të mbetur në uzinë.

Dje, 344 njerëz – kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar – u evakuuan nga zona e Mariupolit me mbështetjen e OKB-së dhe Kryqit të Kuq, sipas një politikani ukrainas. Ata mbërritën në Zaporizhzhia vonë mbrëmë, por nuk u evakuuan nga vetë fabrika e çelikut.

Ndërkohë, disa nga të evakuuarit kanë përshkruar kushtet ‘si në ferr’ brenda Azovstal, përcjell Telegrafi.

Një grua e quajtur Katerina tha se nuk e pa dritën e ditës dhe se nuk kishte marrë ajër të pastër ndërsa ishte bllokuar atje.

Ajo përshkroi frikën e saj për sigurinë e burrave që ishin me ta në strehimore.

Madje, siç ka thënë ajo, nëse ushtarët e fundit ukrainas të mbetur të ngujuar në fabrikën e çelikut nuk largohen, “ata do të vriten të gjithë”.

Ndërsa një grua tjetër e quajtur Olena tha: “Njerëzit nuk pushojnë së qari. Ata janë në dëshpërim absolut për të ikur nga atje”.

“Njerëzit filluan të mendojnë për vetëvrasje sepse nuk shihnin rrugëdalje nga kjo”.

E Marku, një djalë 11-vjeçar, tha se ishte i frikësuar sepse aeroplanët e luftës “gjithmonë qëllonin” dhe “kishte bomba që binin dhe shpërthyen”.

“Ishte e frikshme të dëgjoje të gjitha këto – i gjithë bunkeri dridhej”, ka rrëfyer ai.

Tags: sulmet ruse në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol
ShareTweetShare
Previous Post

Varroset në Shipol të Mitrovicës ish-ushtari i UÇK-së, Ukshin Tahiri

Next Post

“Lulëkuqet e Majit” 5 Maji dita e dëshmorëve dhe ditëlindja e Fehmi Lladrovcit

Next Post
“Lulëkuqet e Majit” 5 Maji dita e dëshmorëve dhe ditëlindja e Fehmi Lladrovcit

"Lulëkuqet e Majit" 5 Maji dita e dëshmorëve dhe ditëlindja e Fehmi Lladrovcit

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.