I ftuar në dhomën e rrëfimeve, Stresi ka marrë surprizën e parë në Big Brother VIP Kosova e që ishte një video mesazh nga nëna e tij, zonja Shpresë.
Një surprizë e tillë e ka përlotur pafund Stresin, i cili dukej se kishte emocione të forta.
“Kam shumë marrëdhënie të mirë me nënën dhe kam kaluar shumë situata me nënën time. Ajo më ka mësuar mu që më ka bërë burrë dhe t’i respektoj gratë e t’i shpreh emocionet e mija kudo që jam”.
“Nuk pata dot mundësi të isha me nënën sepse isha në Angli, pati ndodhur diçka me një shok timin që ndërroi jetë dhe bëra shumë revoltë për shokun tim. Isha i vetmi që bëra zhurmë për atë padrejtësi. Kështu kam munguar shpesh për ditëlindjet e saj”, ka thënë ai.
https://youtu.be/cpNumMQdEhk