GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Një tjetër deputet braktis grupin parlamentar të Vetëvendosjes

21/03/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Nesër në Kuvend mbahet debati parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër do të jetë dita e fundit e Fatmir Humollit si pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Humolli, i cili është shprehur vazhdimisht i pakënaqur me partinë e kryeministrit Albin Kurti, prej nesër do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Në një bisedë për Paparacin, ligjvënësi tregoi se ka paralajmëruar kohë më parë që kur do të bëhen dy vite të Qeverisë Kurti, ai nuk do të jetë më pjesë e deputetëve të LVV-së.

“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur”, tha Humolli.

“Qeveria ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që besoj unë. Unë kam paralajmëruar se kur të bëhen dy vite qeverisje, unë do të largohem nga grupi i deputetëve të LVV-së”.

Ai u shpreh se beson se “më mirë se i shohim ne gabimet, s’ka mundësi t’i shoh askush”, teksa foli për raportin e Departamentit të Shtetit, ku theksohet korrupsioni qeveritar në Kosovë.

Megjithatë, Humolli shpjegoi se ka pasur një dakordim para se të garojë për deputet, që të ketë investimet në sektorin e bujqësisë, për çka siç thotë ai, deri më tani nuk është realizuar nga Qeveria Kurti.

Kësisoj, ai theksoi se ka pasur tri kërkesa të realizohen përmes programit qeverisës.

Meqenëse nuk janë realizuar, Humolli shprehet se ka zgjedhur që t’i ndajë rrugët me partinë në pushtet.

“Unë kam pas një dakortësi para se me hy në listë për deputet për investime në bujqësi dhe blegtori qeveria nuk e ka realizuar marrëveshjen time me [kryeministrin] Albin Kurtin dhe [ministri i Infrastrukturës] Liburn Aliun”, tha ai të martën.

“Kemi kërkuar që mos të krijohen përçarje në popull dhe e treta me respektue qytetarin e Kosovës duke i siguruar jetë më së paku një shuajt në ditë”.

Krejt në fund, Humolli u shpreh se Qeveria Kurti ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që beson vetë ai.

Ai vazhdimisht ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ishte deputeti i vetëm i LVV-së që kishte votuar pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Mes tjerash, ai kishte deklaruar se nuk do ta votojë asnjë ligj të propozuar nga LVV-ja deri në momentin kur bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Tags: deputetVetvendosje
ShareTweetShare
Previous Post

Rikthehet debati për ‘Komandantin e Dubait’, Vedati i kundërpërgjigjet Xhulit

Next Post

Në prag të ndeshjes me Izraelin, arrestohet kreu i FFK-së Agim Ademi

Next Post
Ademi reagon pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata

Në prag të ndeshjes me Izraelin, arrestohet kreu i FFK-së Agim Ademi

Lajmet e fundit

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.