Një aksion tjetër është kryer sot nga Policia e Kosovës së bashku me Doganën, ata kanë zbarkuar në qytetin e Pejës. Cak i aksionit kanë qenë “Mobli Shop-et”.
Gazeta Insajderi merr vesh se në këtë bastisje janë konfiskuar afro 40 telefona që dyshohet se janë kontrabanduar.
Gazeta ka kontaktuar edhe drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu për të marrë detaje shtesë mbi aksioni, por i njëjti përveç se konfirmoi se Policia ka kërkuar bashkëpunimin e tyre, nuk dha ndonjë informacion tjetër.
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion ndaj 7 barnatoreve në kryeqytet.
Insajderi ka mësuar se cak i aksionit të policisë kanë qenë dy njësitet e “Ivy Pharm”, në lagjen Kodra e Trimave e Breg të Diellit, “Salihaj Pharm” e barnatorja “Rexall” në Ulpianë si dhe “Duropharm” tek Xhamia e Llapit.