Një stuhi e fuqishme goditi rajonin spanjoll të Valencias, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke mbuluar veturat me breshër.
Qytetet në të gjithë rajonin u goditën nga rrebeshe të papritura që sollën bllokimin e trafikut dhe i detyruan njerëzit të kërkonin strehim.
Pamjet dramatike në rrjete sociale tregojnë breshër dhe shi të rrëmbyeshëm duke marrë gjithçka në rrugën e tyre.
Rrugët u kthyen në lumenj dhe trotuaret dukeshin sikur ishin të mbuluara me borë.
Zonat më të goditura ishin Guadasséquies, Calles, Villar del Arzobispo dhe l’Olleria, ku shtresat e breshërit ishin shumë të trasha, shkruajnë mediat e huaja,