Policia në Shqipëri ka njoftuar se në kuadër të operacionit policor “Resort 2012”, u sekuestruan pasuri me vlerë 3 milionë euro, në emër të një shtetasi të dënuar me 21 vjet burgim.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Resort 2012”, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan pasuri me vlerë 3 milionë euro, në emër të një shtetasi të dënuar me 21 vjet burgim, për trafik narkotikësh”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.