Një qytetar me inicialet BB (emër i njohur për redaksinë”), ka provokuar protestuesit gjatë marshimit kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq. Gjatë protestës, B.B është parë duke iu ofruar anëtarëve të kryesisë së OVL-së së UÇK-së, me fjalët “hajna”, raporton Ekonomia Online.
“Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve, ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, dëgjohet duke thënë ai.
“Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedhi sikur këta”, thotë tutje ai, teksa thotë se “Kurti është patriot”.
Pas këtij konfrontimi, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.