“Marrë parasysh rrjetin e vjetëruar të energjisë elektrike që kemi trashëguar me vite, kam kërkuar nga menaxhmenti qendror i KEDS-it në Prishtinë që të investojnë në sistemin e shpërndarjes në komunën tonë, në menyrë që të mos na përseriten situata të tilla”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Njoftimi i plotë i Jasharit pa ndërhyrje:
Qytetarë të dashur,
Që nga mëngjesi i sotëm kam qenë në kontakt me ekipin e KEDS-it në Skenderaj dhe nga afër kam përcjellë situatën pas ndërprerjes së energjisë elektrike në një pjesë të zonës urbane dhe në fshatra të komunës sonë.
Shkak i ndërprerjes së energjisë janë prishjet në rrjet si pasojë e reshjeve të borës që kanë rënë në komunën tonë dhe rrjetit të vjetër të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Pas angazhimit të panderprerë të ekipit të KEDS-it është arritur që në 70% të fshatrave të evitohen prishjet kurse në pjesët tjera po punohet që sa më shpejtë të rikthehet energjia elektrike.
Marrë parasysh rrjetin e vjetëruar të energjisë elektrike që kemi trashëguar me vite, kam kërkuar nga menaxhmenti qendror i KEDS-it në Prishtinë që të investojnë në sistemin e shpërndarjes në komunën tonë, në menyrë që të mos na përseriten situata të tilla.