Disa pjesë të Pejës kanë mbetur pa furnizim me ujë, si pasojë e një prishje në gypa.
“Pa furnizim kanë mbetur B.T. ‘Kapeshnica’, një pjesë e rrugëve dytësore të B.T. ‘Qendra’ dhe B.T. ‘Dardania’ me të gjitha rrugët dytësore”, njofton KRU Hidrodrini.
Sipas njoftimit, ekipet po punojnë në sanimin e avarisë, ndëssa furnizimi pritet të rikthehet rreth orës 13:30.