Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “ Brigada” në Pejë.
Sipas raportit të PK-së vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune.
Në afërsi të trupit të tij është gjetur një revole me një fishekë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”./Gazeta Papirus/