Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Bardhi tha për Klan Kosova se Krasniqi e ka kërcënuar mbi pretendimet se ka ndikuar në procesin votues.
“Unë jom ardh te shkolla njëherë, i kam sjell do ushqim dhe kam votuar. Pastaj kam shkuar në shtab. Kam qenë duke luajtur shah me disa shokë aty. Më ka ardh një thirrje me numër të panjofshëm. Më tha ‘a je Ibishi ti?’. I thash po. Tha mos manipulo aty. I thash nuk e di për çfarë manipulimi e ki fjalën. Më tha ‘mos manipulo se t’i qoj njerëzit e mi’. I tash o Gani mos fol kështu, se janë tu të ndëgju shokët”, ka thënë ai.
“Unë Gani Krasniqin, gruja jem e ka dajë të babës. Para 4 vjete unë Gani Krasniqin e kam përkrah. Ai e di. U kanë në shtëpinë tem dhe krejt fshati e kemi përkrah”, ka deklaruar Bardhi.