Një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, derisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren 29.03.2023-NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë
Policia ka njoftuar se edhe në Gjakovë është gjetur një person pa shenja jete.