Një person ka raportuar në polici se në një lokal në Mitrovicë është sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare), i cili pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në video incizime shihet se ankuesi kishte një mjet të mprehtë-thikë me të cilën dyshohet se ishte duke e kanosur zyrtarin policor.
Njësitet policore kanë konfiskuar thikën, ndërsa lidhur me rasti është informuar prokurori e Inspektorati Policor. Rasti duke u hetuar.