Një person dyshohet se është vetëplagosur të hënën në Podujevë.
Siç bën të ditur policia, viktima në këtë rast ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“I dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se ishte vetëplagosur. Pistoleta me 27 fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar”, njoftojnë forcat e rendit.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.