Një numër rekord i amerikanëve, rreth 16%, thanë se duan të largohen përgjithmonë nga SHBA dhe të shkojnë në një shtet tjetër, thuhet sipas një ankete të bërë në vitin 2018.
Numri është në përputhje me të dhënat e 2017, por dëshira për ta lënë vendin është dukshëm më e lartë nën Presidentin Donald Trump, sesa që ishte nën paraardhësit e tij, thuhet sipas anketës së fundit të Gallup.
Nën administratën e Obamës, 10% e amerikanëve raportuan se duan të shkojnë larg SHBA-së përgjithmonë, krahasuar me 11% gjatë administratës së George W. Bush.
Nga anketa doli se gratë kanë më shumë dëshirë të largohen nga SHBA, me 20% prej tyre të gatshme të largohen më 2018, krahasuar me 13% e burrave. Edhe të rinjtë doli se kanë më shumë dëshirë të largohen, me 30% të 15-29 vjeçarëve që thanë se duan të largohen përgjithmonë nga vendi.