Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj V.B për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.03.2021, rreth orës 17:25, në rrugën Sllatinë –Magur në fshatin Harilaq, i pandehuri V.B, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së mjetit me kushtet dhe fushëpamjen e rrugës dhe duke mos pasur kujdes ndaj këmbësorëve në rrugë, e godet këmbësorin tani të ndjerin E.N.A, i cili ka qenë duke e kaluar rrugën me ç’rast ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet ku këmbësori E.N.A si pasojë e këtij aksidenti, ndërron jetë”.
Bëhet e ditur se kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /