Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, ka caktuar masën e paraburgimin prej 30 ditëve ndaj zyrtarit policor Caslav Joliq i dyshuar për krime lufte.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Sot të dyshuarit Joliq iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, tha Gashi.
Ndryshe, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në Istog, i cili është i dyshuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile të Kosovës në periudhën gjatë viteve 1998-1999.
Policia e Kosovës njofton se pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime. Rasti është iniciuar si “Krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e policisë