Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndërsa, të pandehurit D.G dhe M.B për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Mashtrim”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.