GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Një kryetar i bllokuar në komunë, dy të tjerët nuk shkojnë në zyrë: Çka tash?

30/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Të shtëna me armë para Komunës së Zveçanit të bllokuar nga serbët, hedhin edhe gaz lotsjellës
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet në veri sidomos gjatë ditës së djeshme, vetëm sa kanë ndikuar që e tërë vëmendja të jetë tek kryetarët e komunave në veri.

Ajo që dihet deri më tash është se kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në komunë. Ai kishte shkuar dje herët në mëngjes, e më pas kishte mbetur i bllokuar nga protestat.

Edhe sot në mëngjes disa gazetarë kanë raportuar se ai ka dalë në dritare dhe i ka përshëndetur.

Nga zyra e tij, dje Hetemi iu drejtua me letër KOSTT-it për të kërkuar që të futen në faturat për pagesën e energjisë.

Përderisa Hetemi ka mbetur i bllokuar, dy kryetarët e tjerë Izmir Zeqiri e Ilir Peci, duket se kanë vendosur të mos dalin në objekte komunale.

Kjo sipas tyre, pas tensioneve të mëdha por edhe pas takimit që patën dje me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

“Nuk do të shkojë në zyrë as unë as Ilir Peci, kryetari i Zveçanit, për shkak të gjendjes së krijuar dhe pakoordinuar me partnerët ndërkombëtarë”, tha Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut për Albanian Post.

“Ai ishte i shqetësuar pak, edhe na qortoi pak ambasadori për hapa të shpejtuar dhe për përdorimin e forcës, sepse ata nuk e kishin paraparë që të përdoret forca ashtu, por ja që ka ndodhur dhe ne u munduam t’ia tregojmë shqetësimet tona ambasadorit amerikan dhe përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë”, tha Zeqiri.

“Po ai e quajti hap të ngutshëm, pse? Ne i treguam ambasadorit që o sot o nesër ato zyre që u takojnë qytetarëve, Republikës së Kosovës, të kthehen te ta, të mos mbahen peng e të uzurpuara nga organe kriminele siç i quajmë ne, edhe pse ne i dimë se kush janë ata, struktura paralele, Lista Serbe, për ne ato janë të uzurpuara, nuk mund të ketë ndonjë funksionim normal të administratës nëse komunat janë të uzurpuara nga një shtet ose një strukturë e tillë”, tha ai.

Tags: 2 te tjeret muk shkojne ne zyreGjendja ne VeriKosovëNje kryatar i bllokuar
ShareTweetShare
Previous Post

Vuçiq takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Next Post

Kurti bisedon me kryediplomatin italian dhe të dërguarin britanik, Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

Lajmet e fundit

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.