Janë bërë 1 javë që nga vrasja e 19 vjeçarit Ardit Zymeri në Vushtrri.
I ndjeri u varros të hënën dhe në varrim morën pjesë qindra qytetarë.
Vrasjen e të riut e kanë konfirmuar edhe policia.
“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull kosovar rreth 19-vjeçar”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Nga ana tjetër, dorasi, Bleon Dibrani është arrestuar, dhe ka pranuar fajësinë.
“Është arrestuar i dyshuari, është konfiskuar pistoleta me të cilën dyshohet se ka kryer veprën. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me pesë fishekë”, deklaroi Zahiti.
“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, e pati konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.