GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Një infermier në Neurologji ofron shërbime për 580 pacientë me sklerozë multiple

18/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:2 mins read
Një infermier në Neurologji ofron shërbime për 580 pacientë me sklerozë multiple
Share on FacebookShare on Twitter

Klinika e Neurologjisë po ballafaqohet me mungesë të stafit infermieror. Në këtë klinikë shërbimin për rreth 600 pacientët me sklerozë multiple, po e mundëson vetëm një infermierë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, i cili u shpreh se përkundër që në këtë klinik kanë 56 infermierë, nevojat për këtë staf mbështetës është më e madhe.

Ai thekson se nëse duan të rrisin llojllojshmërinë e shërbimeve në këtë klinikë, e kanë të pamundur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të infermierëve.

“Aktualisht Klinika e Neurologjisë i ka 56 infermierë me të cilët i mbulojmë të gjitha shërbimet, normalisht që ky numër nuk është i mjaftueshëm dhe këtë duhet ta shikojmë në aspektin e asaj që çdo klinikë apo grup i ka karakteristikat e veta. Klinika e Neurologjisë merret me pacientë me aftësi të kufizuara, me shumë vështirësi të cilat shumë shpesh nuk është i mjaftueshëm një infermierë që t’u ofroj ndihmën e mjaftueshme, kështu që ende nëse si numër duket i mjaftueshëm, nuk është i mjaftueshëm në natyrën e sëmundjeve që i kemi. Plus kësaj duhet llogaritur që çdoherë kemi edhe tendencë që të ofrojmë edhe më tepër sesa që kemi ofruar deri tash e këto zakonisht kanë implikimet, përveç infrastrukturore edhe në personel. Nëse dëshirojmë të ofrojmë shërbime të reja na nevojiten person tjetër”, thotë Komoni.

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë pranë QKUK-së, Edmond Komoni u shpreh se me numrin e mjekëve qëndrojnë më mirë.

Komoni theksoi se tashmë kur kanë filluar projektin për sklerozën multiple, është vetëm një infermierë për 580 pacientë.

E sipas tij, në mungesë të këtij stafi mbështetës po vërehen edhe në projektin e stroke center.

“Kemi filluar me projektin e sklerozës multiple ku për momentin vetëm një infermierë i menaxhojmë 580 pacientë që vijnë e marrin terapinë dhe konsulta të tjera ditore. Do të thotë na nevojitet së paku edhe një infermierë ose edhe dy. Kemi pastaj projektin e strokut, i cili ka filluar të realizohet, nuk është i përfunduar, është në fazat e implementimit për shkak se ka komplikime të mëdha edhe infrastrukturore të objektit por edhe me staf infermieror, ku së paku na nevojiten 5 që ta mbajmë shërbimin e strokut, po flas vetëm për pjesën e neurologjisë pa implikuar pjesën e radiologjisë që ka pjesën e saj…Në stafin mjekësor kryesisht qëndrojmë mirë, pra kemi nevojë për infermierë“, theksoi drejtori i Neurologjisë.

Pacientët në Kosovë po ballafaqohen me mungesë të barnave nga lista esencial, por në Klinikën e Neurologjisë thonë se furnizimet janë të qëndrueshme.

“Në përgjithësi një pjesë e madhe janë, ka ndoshta për shkak të procedurave tenderimit që munden me u vonua por ato bazike që janë pjesën më të madhe të kohës, ka mungesa kohë pas kohë, por mundemi që porositë t’i bëjmë më përpara”, u shpreh Komoni

 

 

Tags: Edmond KomoniKlinika e neurologjisëQKUK
ShareTweetShare
Previous Post

Planet për fëmijë me Donald Veshaj, ja çfarë thotë Bora Zemani

Next Post

Thuhet se Efi do t’ia zë vendin në Përputhen? Flet Bora Zemani

Next Post
Thuhet se Efi do t’ia zë vendin në Përputhen? Flet Bora Zemani

Thuhet se Efi do t’ia zë vendin në Përputhen? Flet Bora Zemani

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.