Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një i burgosur tjetër.
SHKK njofton se ngjatja ka ndodhur dje rreth orës 10:15, pas përfundimit të shëtitjes në korridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës ku i burgosuri B.T ka sulmuar me një mjet të mprehtë të burgosurin B.A.
“Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur t’i shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët, sipas njoftimit, janë duke u marrë me rastin, të cilin e kanë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është iniciuar procedura disiplinore.Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se ka formuar komisionin hetimor, i cili është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.