Një grup i të rinjve të Partisë Demokratike të Serbisë kanë protestuar kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili ka nisur sot në Beograd.
Ata vendosen postera me fotografi nga trazirat e marsit të 2004-ës në Kosovë dhe kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Mirëdita, laku noć” (Mirëdita, natën e mirë) në rrugën rrugën Dobraçina, ku do të hapet festivali sonte. Gjithashtu, ata vendosen edhe 20 trëndafila të kuq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Festivali “Mirëdita, dobar dan” është një ngjarje e përvitshme që mbahet që nga viti 2014. Ky festival ka në synim të bashkojë artin, kulturën, avokimin dhe debatin publik në një platformë dhe nxit bashkëpunimin dhe ndërtimin e paqes.
Megjithatë, shpeshherë në Beograd ka protesta kundër mbajtjes së këtij festivali. Ndërkaq, në Prishtinë për herë të parë ky festival me kapacitet të plotë u mbajt në tetor të 2021-ës.