Një burrë është arrestuar të hënën në Vushtrri, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me një grua e rrahu atë.
Sipas policisë, rast i ngjashëm ndodhi edhe në veri të Mitrovicës, ku prapë viktimë ishte një grua.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.