GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Një grua nga Gjermania: Syri i Popullit dhe një organizatë islamike e lidhur me Kurtin planifikuan atentatet

19/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Një grua nga Gjermania: Syri i Popullit dhe një organizatë islamike e lidhur me Kurtin planifikuan atentatet
Share on FacebookShare on Twitter

Asgjë serioze. Krejtësisht thashetheme, del të jetë plani për “vrasje politike” të krerëve të LDK-së dhe PDK-së. Shukrije Ismaili, e cila jeton në Gjermani, është burimi i këtij informacioni. Dora e dytë del të jetë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Hetimet e deritashme të Departamentit të Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës flasin për informacione joserioze të cilat nuk bazohen në asnjë informacion të shërbimeve sekrete perëndimore, mike të Kosovës. Shukrija pretendon se punon në Policinë gjermane dhe se informatat i ka marrë në një chat të mediave sociale.

Hetimet e deritashme për raportimin se është planifikuar një atentat ndaj disa politikanëve opozitarë në Kosovë, po del se janë të bazuara në thashetheme të një gruaje nga diaspora dhe deputetit Armend Zemaj.

Shukrije Ismaili, e cila jeton në Gjermani, është burimi i këtij informacioni. Dora e dytë del të jetë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Pastaj, këto informacione shpërthyen të mërkurën pasdite në publik si një “bombë” se një grup njerëzish po planifikon vrasjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, atij të Partisë Demokratike, Memli Krasniqi si dhe deputetëve Armend Zemaj, Ganimete Musliu, Avdullah Hoti.

Informacionet flasin se një organizatë e quajtur “Syri i Popullit”, e afërt me prirje islamike e afërt me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë “planifikuar atentate për vrasje të këtyre politikanëve.

Organizata “Syri i Popullit” është emër tashmë i njohur që sa vjet pas atentatit kundër avokatit, Azem Vllasi, i cili ishte plagosur nga Murat Jashari, i cili vdiq gjatë procesit gjyqësor.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Kurtin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si njerëz të lidhur me këtë organizatë terroriste. Por, gjykata nuk i ka vërtetuar asnjë prej këtyre pretendimeve.

Por, hetimet e deritashme të Departamentit të Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës flasin për informacione joserioze të cilat nuk bazohen në asnjë informacion të shërbimeve sekrete perëndimore, mike të Kosovës.

Mediumi online, Paparaci, ka siguruar raportin hetimor të Policisë së Kosovës, i cili flet për këtë ngjarje që “tronditi vendin”.

Aty thuhet se “Shukrije Ismaili, kishte komunikuar me deputetin Armend Zemaj, të cilin e kishte njoftuar për disa informacione lidhur me grupin e quajtur ‘Syri i popullit’”, sipas raportit të Policisë, i kishte thënë se po planifikohet vrasja e kryetarëve të dy partive politike dhe disa deputetëve.

Sipas raportit, ky grup jeton në shtete të Evropës, por nuk përmendet në cilat konkretisht.

“Nga ky informacion rrjedh se kinse edhe një grup islamik paska dhënë një fond të hapur për atentate në Kosovë, në favor të Albinit”, thuhet në raportin e Policisë.

“Këtë informacion Shukrije Ismaili, ia dërgon deputetit Armend Zemaj, dhe sipas saj për këto informata ajo i ka njoftuar autoritetet Gjermane. Sipas informative që posedojmë ajo ishte inkuadruar në një rrjet në chat grup prej nga ka arritur t’i marrë këto informacione dhe kinse e njëjta punon në Policinë Gjermane”, thuhet më tej.

Në raport të Policisë nuk ka asnjë detaj se për këtë çështje ka dhënë informacion shërbimi sekret gjerman, BND.

Informatorja e Zemajt, Shukrije Ismaili, pretendon se ky grup “lidhet me një organizatë islamike si financuese” dhe një organizatë të quajtur “Syri i Popullit”, që do të kryente ekzekutimin.

Nuk përmendet asnjë person me emër se kush e udhëheq organizatën islamike dhe kush e udhëheq organizatën “Syri i popullit”.

“Pas marrjes së informative janë bërë verifikime dhe sipas te gjeturave kjo informatë ka ardhur nga e njëjta e cila jeton në Gjermani. Është kërkuar ndihma e autoriteteve gjermane që të verifikohet personi i apostrofuar”, thuhet më tej në raport.

Raportimin në polici në bazë të raportit, e ka bërë vetë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në cilësi të palës së dëmtuar.

Mbi këtë bazë ka folur mbrëmë më tone tepër serioze, deputeti Kujtim Shala, i cili njihet për paraqitje kredibile në publik.

Edhe deputeti Zemaj, ka folur për këtë situatë. Ka thënë se e ka lajmëruar rastin në Polici.

“Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtar i dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal. Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka deklaruar ai në Kanal 10.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme ka thënë se po ndihet i sigurt pas dyshimeve se ka pasur plan për atentat ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në këtë subjekt politik.

“Janë çështje të organeve të drejtësisë. Ne po presim aq sa prisni edhe ju. Besojmë në punën e organeve të drejtësisë. Sot kam ardhur (Në Kuvend v.j.) siç kam ardhur çdo ditë, po ndihem i sigurt si gjithmonë”, ka thënë ai para fillimit të seancës së Kuvendit.

Kurse, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar “se beson në organet e sigurisë.

“Jemi njoftuar për masat që do t’i ndërmarrin. Jemi në komunikim e sipër. S’ka nevojë për frikësim. Jemi në mbështetjen tonë dhe shtetin tonë. Ata i bëjnë vlerësimet e sigurisë vetë. Është çështje e Policisë dhe ne kemi përvoja edhe në të kaluarën, po besoj që janë duke e bërë punën e tyre në mënyrën më të mirë”, përfundoi Krasniqi.

Tags: KrasniqiMusliu
ShareTweetShare
Previous Post

Qeveria shkarkon kirurgun Isuf Zekaj

Next Post

“E ka qel dollapin, unë i kam lan nihere 100 tani 300 euro”, rrëfimi i qytetarit për kirurgun Isuf Zekaj

Next Post
“E ka qel dollapin, unë i kam lan nihere 100 tani 300 euro”, rrëfimi i qytetarit për kirurgun Isuf Zekaj

“E ka qel dollapin, unë i kam lan nihere 100 tani 300 euro”, rrëfimi i qytetarit për kirurgun Isuf Zekaj

Lajmet e fundit

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.