Një femër në Mitrovicë ka tentuar t’i jap fund jetës duke përdorur sasi të tepruar të ilaçeve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se e njëjta ka kërkuar tretman mjekësor.
Zahiti tutje ka njoftuar se prokurori hetues ka nisur hetimet në drejtim të veprës penale “vetëvrasje në tentativë”.
“Në orët e paradites së sotme është raportuar se si pasoj përdorimit të tepërt të medikamenteve tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër kosovare. Me autorizim të prokurorit hetuesit policor kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “vetëvrasje në tentativë.”- ka njoftuar Zahiti.