GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Një e treta e të mbijetuarve të koronavirusit “përballen me çrregullime mendore

08/04/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Në një studim të kryer me 230,000 pacientë, kryesisht amerikanë, ka dalë se një prej tre të mbijetuarve të koronavirusit janë diagnostikuar me çrregullime të trurit apo probleme tjera psikiatrike brenda gjashtë muajve që kanë tejkaluar koronavirusin, çka nënkupton se pandemia mund të çojë drejt një vale të problemeve mendore dhe neurologjike, kanë vlerësuar disa shkencëtarë.

Hulumtuesit, që kanë kryer studimin, kanë thënë se ende nuk është e qartë sesi virusi është i lidhur me çështjet psikiatrike sikurse ankthi dhe depresioni, mirëpo këto kanë qenë diagnozat më të shpeshta në mesin e 14 çrregullimeve që kanë parë.

Pacientët që kanë tejkaluar koronavirusin dhe janë përballur me sulme, harresë dhe çrregullime tjera neurologjike, kanë qenë më të paktë në numër, mirëpo shifra sërish ka qenë e konsiderueshme, sidomos te ata që kanë pasur simptoma të rënda të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.null

“Ndonëse rreziqet individuale për shumicën e çrregullimeve janë të vogla, efekti në nivel të popullsisë mund të jetë substancial”, ka thënë Paul Harrison, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit, që ka bashkëudhëhequr studimin.

Max Taquet, po ashtu psikiatër në Oksford, që ka punuar me Harrisonin, ka theksuar se studimi nuk ka arritur të analizojë mekanizmat e përfshirë biologjikë dhe ata psikologjikë, mirëpo ka thënë se duhet nisur kërkime urgjente për të identifikuar këta faktorë “me qëllim të parandalimit apo trajtimit të tyre”.

Ekspertët shëndetësorë janë tejet të shqetësuar nga të dhënat për rreziqe në rritje nga çrregullimet mendore, në mesin e të mbijetuarve të COVID-19.

Një studim paraprak, nga të njëjtit hulumtues, ka gjetur vitin e kaluar se 20 për qind e të mbijetuarve të COVID-19 janë diagnostikuar me çrregullime psikiatrike brenda tre muajve.

Studimi i ri, i publikuar në revistën kërkimore Lancet Psychiatry, ka analizuar gjendjet shëndetësore të 236,379 pacientëve me COVID-19, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, prej nga është kuptuar se 34 për qind e tyre kanë qenë të diagnostikuar me sëmundje neurologjike apo mendore në gjashtë muajt e parë

Çrregullimet kanë qenë më të zakonshme te pacientët me COVID-19, sesa te grupet që janë shëruar nga gripi sezonal apo probleme tjera të frymëmarrjes në periudhën e njëjtë, kanë thënë shkencëtarët, duke sugjeruar se COVID-19 ka pasur ndikim më specifik.

Ankthi me 17 për qind dhe çrregullimet në disponim me 14 për qind, kanë qenë më të zakonshmet, dhe nuk kanë pasur shumë të bëjnë me atë sesa të rënda kanë qenë simptomat e COVID-19.

Në mesin e tyre që janë trajtuar në departamentet e kujdesit intensiv me simptoma të rënda të koronavirusit, 7 për qind kanë pasur sulme brenda gjashtë muajve pasi janë shëruar, dhe gati 2 për qind janë diagnostikuar me probleme të harresës.

Ekspertët e pavarur kanë thënë se gjetjet janë tejet shqetësuese.

“Ky është hulumtim shumë i rëndësishëm. Përtej të gjitha dyshimeve të arsyeshme e konfirmon se COVID-19 prek si trurin, ashtu edhe gjendjen mendore”, ka thënë Simon Wessey, udhëheqës i psikiatrisë në Kolegjin King të Londrës.

“Ndikimi që ka COVID-19 në shëndetin mendor të individëve mund të jetë i rëndë”, ka thënë Lea Milligan, shefe ekzekutive në shoqatën kërkimore MQ Mental Health.

“Kjo gjë po kontribuon në nivelet edhe ashtu në rritje të problemeve mendore dhe kërkon studime tjera urgjente”./REL.

Tags: ekankoronanjeqrregullimshendetesitretavirusi
ShareTweetShare
Previous Post


moti sot

Next Post

Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 15 gradë celsius

Next Post

Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 15 gradë celsius

Lajmet e fundit

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.