Grupi “AsnjëCentMëShumë” do të mbajë sot një konferencë për media, duke filluar nga ora 12:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (afër Kuvendit të Kosovës).
Kjo konferencë organizohet si pjesë e reagimeve kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16.1%, thuhet në njoftimin e grupit në Facebook, transmeton Gazeta Papirus.
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe mediat që t’u bashkohen në këtë aktivitet, si formë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj vendimeve që rëndojnë jetesën e qytetarëve.