Mesditën e së hënës një grua është sulmuar nga një burrë në qendër të Prishtinës.
Në pamjet e siguruara nga Reporteri shihet se si burri sulmon një grua e cila ndodhet në veturën e saj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Tringë Smajli” në kryqytet.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë e Kosovë dhe është në pritje të informacioneve rreth rastit.