Nga Policia raportohet se dje një person ka akuzuar një person tjetër për ngacmim të vazhdueshëm me qëllim të frikësimit, shkruan Gazeta Metro.
Viktima mashkull kosovar nga Lipjani ka thënë se i dyshuari mashkull kosovar e ka ngacmuar për një kohë të gjatë, por se viktima nuk e ka raportuar më herët rastin.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë është duke ngacmuar me qëllim të frikësimit viktimën mashkull kosovar, mirëpo viktima nuk e kishte raportuar më herët rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin policorë