Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka sqaruar pozicionin e këtij subjekti politik sa i përket përfshirjes në formimin e Qeverinë e re.
Krasniqi ka thënë si parti janë të orientuar për një bashkëpunim opozitar për krijimin e Qeverisë së re.
‘’Ju sigurisht i keni dëgjuar edhe prononcimet e kryetarit Limaj që nga dikush qëllimshëm sigurisht është keq interpretuar. Mirëpo kryetari Limaj historikisht e ka dëshmuar që kur është në pyetje vendi sigurisht e dëmton vetëm personalisht siç ishte lufta dhe pas lufta, në politik dhe në zhvillim të vendit edhe tash e ka deklaruar se për nivel nacional nëse vendi ka nevojë për neve ne do të ulemi me gjithsecilin. Mirëpo, nuk ka thënë se ne do të bëjmë koalicion me këtë subjekt politike apo me atë subjekt. Por, në këtë rast ne jemi të vendosur dhe dëshira jonë është që ne të shkojmë në një Qeveri të re si opozitë e bashkuar. Mirëpo, përderisa ne nuk kemi asnjë kontakt përveç atij me PDK me asnjë subjekt tjetër ne nuk mund të themi asgjë. Vijat e kuqe ka thënë kryetari Limaj e them edhe unë se ne nuk kemi pasur vija të kuqe. Unë i qëndroj parapa deklarimeve të kryetarit Limaj. Ne si subjekt politik jemi të orientuar nga opozita e bashkuar”, u shpreh ai, raporton Periskopi.
Por, sipas Krasniqit për një bashkëpunim të partive opozitare problem po del të jetë LDK-ja e cila, sic tha, duke kërkuar postin e kryeministrit po dëmton çdo lloj iniciative për bashkëpunim për krijimin e Qeverisë së re.
‘’Deklarimet e liderit të LDK-së se ata do të jenë në Qeveri si një opozitë e bashkuar vetëm nëse u takon posti i kryeministrit, ne mendojmë se kjo është diçka që i prish hapat që ne të marrin iniciativë që të kemi një opozitë të bashkuar për faktin se LDK-ja është partia e tretë . Realisht nëse subjekti i parë fitues nuk arrin ta formoj Qeverinë e re automatikisht do të I jepet mundësia subjektit të dytë e që në këtë rastë është PDK-ja. Mirëpo deklarimet e LDK-së janë shqetësuese për ne për një pamundësi që si opozitë të krijohet Qeveria e re. Mirëpo kjo mbetet në domenin e PDK-së se a do të ja jep pozitën e kryeministrit. Mirëpo deri më tani nuk ka iniciativa përveç disa takimeve siç ishte ai i kryetarit Limaj me kryetarin e PDK-së”, tha ai për rtv21.
Ndërsa, kritikon LVV-në se duke zvarritur negociatat për krijimin institucioneve të reja po dëshiron që të krijojë ngërç politik. Sipas tij, qëllimi i LVV-së është që të zvarris krijimin e institucioneve të reja në mënyrë që të mbahet bashkë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.
“Pjesa tjetër është se deri më tani nuk kemi zhvillime çoftë nga fituesi i zgjedhjeve LVV-ja, çoftë edhe nga opozitarët për një opozitë të bashkuar që do të qeveriste. Ne i shohim disa shkëndija të vogla mirëpo deri më tani kemi një lloj ngërçi. Unë kam shqetësimet e mija se ky ngërq politik do të vazhdoj edhe më tutje sepse kjo është një garë e brendshme e subjekteve politike e në këtë rast më shumë se LVV-së nuk i konvenon asnjë subjekti tjetër sepse LVV-ja e ka synimin që të shtyhen afatet të neglizhoj dhe të organizojë dy parë zgjedhje, ato lokale të cilat do të mbahen në tetor dhe pretendoj se në të njëjtën kohë të mbaj edhe ato parlamentare dhe kjo i shkon në të mirë të LVV-së. LVV-në si parti fituese nuk ka mund të ndal certifikimi i rezultateve zgjedhore për të bashkëbiseduar me kënd do ta formoj Qeverisë për shkak të numrave të pamjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Unë konsideroj se kjo është ajo njëra prej dyshimeve tona që LVV-ja synon që të kemi një ngërç politik e cila po dëshiron që t’i shfrytëzoj të gjitha vakumet ligjore që të shkoj deri në mbajtjen e dy parë zgjedhjeve’’., tha Krasniqi.