Tashmë kur s’ka mbetur as një orë kohë nga fillimi i protestës së thirrur nga organizatat e veteranëve të lufëts në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, Policia e Kosovës ka vendosur rrethoja para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta është lajmëruar për në ora 18:00 dhe deri më tash Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate kanë njoftuar pjesëmarrjen në të krahas veteranëve të luftës.