Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aksioni ndaj transportuesve illegal të udhëtarëve në kryeqytet, përcjell Gazeta Papirus.
Në njoftim thuhet se aksioni është duke u zhvilluar në dy pika kryesore të kryeqytetit, ku ka lëvizje më të madhe të qytetarëve, siç është qendra e Prishtinës dhe lagja “Dardania” afër stacionit të autobusëve.
Nga Drejtoria e Inspekcionit njoftojnë se ky aksion po zhvillohet me qëllim të evitimit të tollovisë në komunikacion, e cila po shkaktohet si pasojë e transportuesve illegal të udhëtarëve.
Njoftimi i plotë nga Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës:
“Sot po vazhdon aksioni i Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryqytet.
Në dy pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë duke kontrolluar dhe ndaluar hyrjen dhe parkimin ilegal të transportuesve të udhëtarëve.
Aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë e cila po krijohet në kyeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje!”/Gazeta Papirus/