Ka nis edhe tentativa e dhjetë për të konstituar Kuvendin, shkruan Gazeta Express.
Seanca që ishte paraparë për të filluar në orën 10:00, ka nisur me vonesë.
Ndryshe ngërçi në Kuvend është krijuar qe disa javë.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për të parën e Kuvendit, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për këtë pozitë.
Partitë e tjera kanë kundërshtuar në vazhdimësi propozimin e VV-së, duke kërkuar që ajo të ndërrohet me ndonjë emër tjetër. /Gazeta Papirus/