Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Dy diplomatët evropianë fillimisht kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trepalësh.
Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.
Fotografia e përdorur në ballinë është prej takimeve të kaluara.