Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Ende nuk dihet në do të tejkalohet ngërçi i krijuar të martën lidhur me votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, transmeton Gazeta Papirus.
PDK, LDK dhe AAK po kërkojnë dorëheqjen zyrtare të Albin Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë siç e kërkon ligji, ndërsa ata po insistojnë se dorëheqjen e kanë dhënë përmes një letre njoftuese që Kurti ia dërgoi Komisionit të martën.