GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Nis jetësimi i kredisë së Bankës Botërore, 14.3 milionë euro për Investime kapitale dhe reforma në MTI

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli dhe zëvendësin e tij Diego Martin.

Ministri Hasani u dakordua më Mantovanellin që të nisë jetësimi i projekt-kredisë me Bankën Botërore “Rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport”.

Kjo kredi kap vlerën e 14.3 milionë euro, që do të financohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevoja të mëdha për zhvillim.

Kredia e Bankës Botërore do t’i prekë tri komponentë kryesore: Investime kapitale në laboratorët teknik të Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë , Reforma e Inspeksioneve në Kosovë si dhe grande mbështetëse për ndërmarrjet eksportuese kosovare.

Ministri Hasani informoi drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Mantovanelli , se si do të jetësohet kredia dhe i siguroi se do të ketë transparencë të plotë të procesit.

“Do të më keni mbështetje të plotë dhe nuk do të ketë asnjë pengesë ose neglizhencë në implementimin e projektit. Po ashtu procesi do të jetë shumë transparent dhe llogaridhënës”, tha Hasani.

Ministri Hasani dhe Mantovanelli diskutuan për reformat gjithëpërfshirëse të sistemit të inspektimeve, që u konsiderua si projekt shumë i rëndësishëm.

Po ashtu u shpalosën objektivat që i ka ministria, që nëpërmes kredisë 14.3 milionë euro, të ketë veprime konkrete në përmirësimin e tri fushave, ku edhe është parapa që kredia të implementohet.

Mantovanelli tha se është koha kur mund të nisë implementimi i kredisë, që sipas tij, MTI-ja ka punuar shumë që t’i zë të gjitha afatet e përcaktuara.

“Është koha kur ne mund të fillojmë implementimin e kredisë. Shpresojmë se do ta kalojmë këtë objektiv”, tha Mantovanelli.

Kredia do t’i ndihmojë Agjencisë Kosovare të Metrologjisë, Agjencisë së Standardizimit, dhe Drejtorinë e Akreditimit për t’u kualifikuar për të nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumit Ndërkombëtar për Bashkëpunim-Akreditim të Laboratorëve.

ShareTweetShare
Previous Post

Afër gjysëm milioni lule mbjellen në kryeqytet

Next Post

Shtëpia luksoze e Adelinës dhe burrit 50 vjeçar, është e mbuluar me ar

Next Post

Shtëpia luksoze e Adelinës dhe burrit 50 vjeçar, është e mbuluar me ar

Lajmet e fundit

Policia e Kosovës shpallet kampione në turneun e futsallit “Copa Del Mare”

Policia e Kosovës shpallet kampione në turneun e futsallit “Copa Del Mare”

09/05/2025
Rrena e madhe e Vetëvendosjes: Unifikimi i çmimeve të barnave?

Rrena e madhe e Vetëvendosjes: Unifikimi i çmimeve të barnave?

09/05/2025
Pronari i ‘Alba Dent’ flet: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë: Po hetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes

09/05/2025
Vrasjet në Vushtrri, Tahiri: Kemi nevojë për reflektim serioz gjithë-kombëtar dhe ligj të fortë për armët pa leje

Tahiri: Ne duhet të themelojmë qeverinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza

09/05/2025
Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në mes të Prishtinës

09/05/2025
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Policia e Kosovës shpallet kampione në turneun e futsallit “Copa Del Mare”

Policia e Kosovës shpallet kampione në turneun e futsallit “Copa Del Mare”

09/05/2025
Rrena e madhe e Vetëvendosjes: Unifikimi i çmimeve të barnave?

Rrena e madhe e Vetëvendosjes: Unifikimi i çmimeve të barnave?

09/05/2025
Pronari i ‘Alba Dent’ flet: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë: Po hetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.