Në Kamëz simpatizantë të Partisë Socialiste kanë nisur festën pasi në dy qendra votimi ka dalë fitues kandidati Rakip Suli.
Ndërkohë ka nisur te festohet me fishekzjarre dhe qytetarë që lëvizin me automjete, ndërsa të dyja kampet flasin për fitore ndërsa pas disa minutash pritet që të shpallet fituesi zyrtar nga të gjitha qendrat e votimit të Kamzës.
Policia është në gatishmëri pasi ka forca të FNSH dhe “Shqiponjat” duke ruajtur qendrat e votimit por edhe rendin.