Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-NISMA-FORUMI INTELEKTUAL-E 30, Artan Nimani, ka qëndruar sot në Dushkajë.
Nimani përmes një postimi në facebook, takimin në Dushkajë e ka cilësuar më se vëllazëror, ai ndër të tjerash tha se Dushkaja vazhdon të jetë qendër e vlerave kombëtare dhe një shembull i qëndrueshmërisë e besnikërisë ndaj AAK-së.
Ai i njoftoi me programin zgjedhor dhe kërkoi mbështetje në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.
“Me këtë përkrahje, kisha nderin ti njoftoj me programin zgjedhor dhe të marr mbeshtetje edhe une me nr. 25 në listën e Koalicionit për Kosovën Fitues, ku pushka dhe penda bashkohen për të mirën e vendit tonë”- ka shkruar Nimani.
Ai në fund tha se banorët kanë vendosur t’i qëndrojnë pranë Koalicionit për Kosovën Fitues, me numër 137.
POSTIMI I PLOTË – https://www.facebook.com/share/p/15upPiKK2Y/