Bernard Nikaj i PDK-së në Pressing në T7 ka rikonfirmuar qëndrimin e prerë të PDK-së që me asnjë kusht s’shkon me Vetëvendosjen në koalicion. Madje as nëse VV-ja ua ofron postin e Kryeministrit atyre.
“Për PDK-në ne nuk parashohim një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisje me ta. Ma përpara rrijmë në opozitë, e preferojnë një qeveri të themeluar nga partitë që janë në opozitë”, tha Nikaj në Pressing, transmeton Express.
“Nuk jemi të interesuar për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as me kryeministër”, tha Nikaj.
“Nuk hyjmë me LVV-në, do të përpiqemi ta themelojmë qeverinë e opozitës nëse na vjen rendi kushtetues me themelu qeverinë e opozitës”, u shpreh Nikaj.