– Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 9:00)
– Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në mbajnë konferencën rajonale: Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)
– Agjencia Kadastrale e Kosovës, organizon takim koordinues ndërinstitucional me kryetarët e komunave të Kosovës, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit, planet dhe objektivat në fushën e Kadastrit, Pronës dhe Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 9:30)
– Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë për media ku do të prezantohen vlerësimet lidhur me Reformën Zgjedhore, pas projektligjit të propozuar nga Komisioni Ad-Hoc. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)
– Instituti Riinvest mbanë konferencë në lidhje me “Korniza institucionale dhe rregullative (politikat dhe procedurat) për rritjen e burimeve dhe administrimit të financave të kërkimeve dhe inovacioneve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe Projektligjin pÑ‘r Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)
– Mbahet takimi i 230-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, ora 10:00)
– Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon fushatën ndërgjegjësuese për Melanomën. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)
– Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së bënë intervistimin e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:30)
– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit, ora 11:00)
– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike bënë shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim bënë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjekësinë ligjore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim James Heappey, Ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. (Kabineti i Presidentes, ora 13:30 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
– Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon ligjëratë rreth parandalimit dhe trajtimit të melanomës. (Hotel “Four Points by Sheraton”, ora 14:00)
– Mbahet koncerti i mbylljes së edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës – ReMusica Festival 2023. (Pallati i Rinisë, ora 20:00).