Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se kryetarët, të cilët nuk janë duke punuar nga objektet e komunave në veri, i bie se janë duke punuar nga “shpajzet”.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se kryetarët duhet të punojnë nga objektet e komunave, sipas tij, nuk mund të bëhen struktura paralele në Kosovë.
“Besoj se dje edhe sot situata ka qenë shumë më e qetë, besoj se do të vazhdojë të jetë e qetë për shkak që bandat kriminale e kanë kuptuar se policia është për mbrojtjen e institucioneve dhe të sigurisë. Është zgjedhje e tyre, besoj se nuk mundesh të punosh prej ‘shpajzave’. Objekti i komunës është për kryetar të komunave”.
“Kur e lë komunën, i bie me ndërtu struktura paralele, kemi pasur struktura paralele në kohën e paraluftës kur ka pasur regjim gjenocidal në Kosovë. Në shtetin tonë, nuk mund të ndërtojmë struktura paralele, pasi nuk po iu pëlqen strukturave kriminale që kryetarët të punojnë nga komunat”.
“Kemi pasur kur ka qenë Sllobodan Millosheviqi, e kemi pasur një sistem paralel për shkak se na kanë vrarë, na kanë pre dhe është dashtë detyrimisht për ta ruajtur gjuhën dhe identitetin edhe shqiptarinë. Sot e kemi një shtet të Republikës së Kosovës, miqtë tanë e kanë njohur edhe proceset dhe rezultatet e zgjedhjeve”, ka thënë Basha.
Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit që nga zhvillimet e 29 majit nuk kanë nga objektet e komunave, por nga zyrat e komuniteteve në fshatra.