Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi kishte rrahur nënën e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Gazeta Papirus.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.