Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në Romë të Italisë, ku dy oficerë policie kanë humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se një efektiv policie ka qëlluar me armën e shërbimit kolegen e tij, për t’u vetëvrarë më pas.
Trupi i pajetë i gruas u gjet nga disa persona që dëgjuan të shtënat. Punonjësja e sigurisë në Dhomën e Deputetëve, Paola Montanari kishte marrë dy plumba në kokë, teksa autori u arratis me një makinë të bardhë.
Autoritetet zbuluan se autori i krimit ishte një koleg i saj, i cili u gjet pas disa orësh i vdekur në të njëjtën makinë që u arratis./A2news