Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin psikiatrik në Tiranë, ku një paciente 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente të tjera.
Të dyja pacientet morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, transmeton Gazeta Papirus.
Policia njofton se kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe, e cila është paciente në spitalin psikiatrik. Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, ku A. K. ka goditur me një send të fortë dy paciente të tjera. Të dyja pacientet morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.