Ambasada e Kosovës në Slloveni jep detaje për vdekjen e një kosovari pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tij
Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku ka vizituar vendin, ku një ditë më parë një shtetas i Kosovës ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është lënduar, pasi shtëpia ku banonin ishte kapluar nga zjarri.
“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.
Njoftimi i plotë:
Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Maribor, humb jetën një shtetas i Kosovës dhe lëndohet bashkëshortja e tij
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës.
Ambasadori ishte i shoqëruar nga Kryetari i shoqatës “Bashkimi” z. Faruk Bajra dhe anëtarët e kryesisë të shoqatës dhe Diplomati Burim Qorri.
Me këtë rast edhe një herë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, dhe urojmë që raste të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë.