Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë ku një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore dhe i njëjti është dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që ka marrë.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, tha Ahmeti.