Amos Zaharia ka biseduar mbrëmjen e djeshme me Olta Gixharin dhe Bjordi Mezinin, në lidhje me raportin që ka me Dea Mishel. Sipas aktorit, ajo e shikon si shok.
“I thashë hajde futu te dhoma e rrëfimit dhe m’u shpreh tekstualisht se thjesht më sheh si shok. I thashë pse nuk ma ke lënë ta kuptoj gjatë gjithë kësaj kohe. Sepse kemi lëshuar sinjale të kundërta gjatë gjithë kësaj kohe. Pse gjithë këto sinjale kur ke komplet ndjesi tjetër. Më vjen shumë keq tha, kështu jam unë. Ngela tamam si qofte o plak. Unë nuk ngela të testohem këtu. Të gjitha sinjalet që ka lëshuar. I thashë të paktën me Bjordin pse nuk ke folur, të paktën atij t’ia shprehje, ose të më vendosje një mur. Ne kemi flirtuar bashkë”, tha Amosi.