GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ngecin punët në QKUK, shumë kirurgë e pak anesteziolog

21/03/2023
në Ballina, Shendetesi
Koha e leximit:2 mins read
Një shtetas i huaj vdes në QKUK, policia nis hetimet
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë nga klinikat në Qendrën Klinike Universitare, punojnë me kapacitete jo të plota apo të përgjysmuara sa i përket ndërhyrjeve, si pasojë e mungesës së anesteziologëve. Të gjitha klinikat në QKUK funksionojnë me vetëm 45 anesteziologë. Ndërsa  për të funksionuar siç duhet dhe për t’u kryer të gjitha ndërhyrjet, QKUK-së i duhen 100 deri në 120 anesteziologë. Por viteve të fundit numri i anesteziologëve të cilët kanë braktisur QKUK-në është rritur, si pasojë e kushteve në këtë qendër.

Si pasojë e numrit të pakët të anesteziologëve në shumë klinika nuk punojnë shumë salla, të cilat janë në dispozicion për ndërhyrje. Çdo ditë ka ankesa nga pacientët të cilët duhet të presin gjatë, për ndërhyrje kirurgjike në QKUK.

Një burim brenda QKUK-së i ka thënë “Indeksonline” se numri i anesteziologëve është shumë i vogël, krahasuar me kërkesat që ka QKUK-ja. Ndërkaq thotë se numri i kirurgëve është shumë më i madh se sa ka nevojë në QKUK dhe shumë nga kirurgët nuk dinë as çfarë të bëjnë gjatë ditës, pasi që nuk ka punë për gjithë ata kirurgë. E për këtë gjendje që sot është në QKUK ai e fajëson planifikimin që është bërë në QKUK tash e 24 vjet.

“Janë shumë pak anesteziologë. Një anesteziolog me u smu, salla bjen nga funksioni dhe shumë procedura mjekësore në QKUK s’mund të kryhen. Bie komplet një sistem në klinikë. Brenda javës mund të bien 15 salla edhe kur anesteziologët fare nuk pushojnë, e mos të flasim me shku dikush në pushim vjetor dhjetë ditë, 40 pacient bijnë. S’ka zëvendësim, s’ka kush i  zëvendëson anesteziologët. Të gjithë ata që kanë qenë në sistem shëndetësor tash e 24 vjet, nuk kanë planifikuar asgjë dhe se gjendja ka ardhur deri këtu. Ka mungesë të madhe të anesteziologëve dhe neonatologëve. Kirurg në QKUK  ka më shumë se sa ka nevojë. Ka shumë kirurgë të cilët gjatë ditës nuk dinë çfarë të bëjnë. Kanë pranuar kirurg pa kriter. Janë pranuar më shumë se ka nevojë klinika. Ndërkaq ka shumë më pak anesteziolog, se sa janë nevojat dhe kërkesat reale”, tha ai.

Ndërkaq thotë se në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale nga pesë ditë pune, punohet vetëm tri ditë, pasi që nuk ka anesteziologë për me shumë punë. Dhe se kjo gjendje sipas tij do të vazhdojë dhe së paku për tri vitet e ardhshme.

“Minimum dhe në tri vitet e ardhshme do të ketë mungesë, sepse anesteziologët nuk janë të interesuar të punojnë në QKUK me 1260 euro, pasi që në klinika private paguhen 4 deri në 5 mijë euro. Krejt çka duhet të bëjë Qeveria është që të punojë që së paku të mund t’i mbajë në QKUK këta anesteziolog që janë tani. Sepse nuk bëhet fjalë që të kthehen anesteziologët që janë larguar nga QKUK, pasi që ata janë duke punuar privat me kushte shumë më të mira”, tha ai.

Tags: anestziologkirurgQKUK
ShareTweetShare
Previous Post

Olta i thotë Kiarës se është e shtirur: Ti bën sikur vdes pas Luizit

Next Post

Presidenca/Vuçiqit: Po e shkel Marrëveshjen e Ohrit

Next Post
Takimi i Osmanit me institucionet e sigurisë, ende pa detaje (VIDEO)

Presidenca/Vuçiqit: Po e shkel Marrëveshjen e Ohrit

Lajmet e fundit

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.